Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avokati i Popullit kërkon drejtësi nga Dhomat e Specializuara: Transparencë dhe llogaridhënie më të madhe

Gazeta10
30 Prill 2026 - 12:41

Avokati i Popullit Naim Qelaj në një konferencë për media ka prezantuar shqetësimet e tij në lidhje me Dhomat e Specializuara.

Qelaj ka kërkuar që drejtësia të vendoset dhe askush i pafajshëm të mos dënohet por njëkohësisht askush prej të fajtorve të mos mbetet pa ndëshkuar, raporton Gazeta10.

“Tentimi për me i dhënë çfarëdo konotacioni jashtë standardeve, në të cilat sistemi jonë i drejtësisë funksionon, me qenë se kjo Gjykatë është e Republikës së Kosovës dhe është shqetësim i secilit qytetar të Kosovës njëkohësisht edhe i imi si avokat i popullit, ne dëshirojmë që drejtësia të vendoset dhe askush i pafajshëm të mos pësojë por edhe askush i fajshëm të mos mbetet i pandëshkuar, unë mendojë se ky raport do t’i ndikojë Gjykatës Speciale në transparencë dhe llogaridhënie më të madhe dhe me i dhënë përgjigje shqetësimeve të ngritura”, tha ai.

Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.