Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avokati i Popullit sot në orën 12:00 prezanton raportin për Dhomat e Specializuara: Alarmi Ndërkombëtarë për shkelje të të drejtave të njeriut

Gazeta10
30 Prill 2026 - 10:14

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, sot në orën 12:00 të mbajë një konferencë për media, ku do të prezantojë raportin me titull “Rishikimi preliminar për Dhomat e Specializuara të Kosovës”.

Sipas burimeve të Kanal10, raporti në fjalë është hartuar nga ekspertë ndërkombëtarë me renome në fushën e të drejtave të njeriut, duke i dhënë kështu një peshë të veçantë analizës dhe gjetjeve të tij.

Në këtë konferencë pritet të paraqiten në detaje vlerësimet dhe rekomandimet që dalin nga raporti, ku ngrihet alarm për shqetësime serioze se në Gjykatën Speciale po shkelen seriozisht të drejtët e njeriut. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.