
Rondey Dixon, avokati i Kadri Veselit ka deklaruar pas vendimit se kjo nuk është një ditë e mirë për Kosovën dhe drejtësinë.
Dixon deklaroi se mbrojtja nuk pajtohet me vendimin, duke theksuar se, sipas tij, gjatë procesit nuk është dëshmuar në mënyrë të mjaftueshme përgjegjësia penale e Veselit.
“Jemi këtu sot për të thënë se jemi të zhgënjyer me këtë vendim. Nuk është arritur të dëshmohet ajo që është pretenduar dhe ka pasur hapësirë të konsiderueshme në provat mbi të cilat është marrë vendimi”, tha Dixon.
Ai e cilësoi vendimin si një ditë jo të mirë për Kosovën dhe për sundimin e ligjit.
“Megjithatë, mbrojtja do të vazhdojë të kërkojë drejtësi për Kadri Veselin. Do të kërkojmë lirimin e tij dhe shpalljen e pafajshëm”, deklaroi avokati./GAZETA10