Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Avokati Jashari: Zgjatja e procesit gjyqësor, jashtë çdo logjike e praktike juridike

Gazeta10
03 April 2023 - 19:05

Avokati Arbër Jashari e ka quajtur të çuditshme dhe aspak të drejtë periudhën e mbajtjes në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjyakata Speciale në Hagë, ku po akuzohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Jashari në Info10 në Kana10 tha se zgjatja e procesit gjyqësorë ndaj tyre dhe mbajtja në paraburgim, është jashtë çdo praktike juridike, shkruan Gazeta10.

‘Është tepër e gjatë. 6 vjet e gjysmë nga sot, plus dy vjet e gjysmë që po mbahen atje, bëhen 8 vjet e gjysmë një proces gjyqësor i shkallës së parë është jashtë çdo logjike e praktike juridike. Nuk është aspak e drejt e aspak humane. Duke e ditur edhe proceduren e apelimit, që mund të marrë edhe disa vite tjera. Kur shohim që në shumë gjykiume për krime të ndodhura në ish-Jugosllavisë dhe të ngjashme nëpër botë, ose edhe më të mëdha në botë, s’kanë zgjatur kaq. Kjo është e çuditshme.”, deklaroi avokati.

Jashari tha se paraburgimi është një masë e jashtëzakonshme që shqiptohet vetëm në raste të caktuara me Ligj për periudha të shkurta kohore, dhe se stërgjatja e tij nuk preferohet as në bazë të normave të së drejtës penale. /Gazeta10

Nga Rubrika
Lajme
15 August 2026
Lajme
15 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.