Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avokati Musa: Mostrat e Astrit Deharit, mund të jenë vendosur në një vend tjetër

Gazeta10
08 December 2022 - 18:04

Zhdukjen e mostrave të Astrtit Deharit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, avokati Skender Musa e ka quajtur shqetësuese.

Musa në Info10 në Kanal10, teksa ka thënë se nuk duhet paragjykuar rasti Dehari, teksa ka thënë se provat e njëjta mund të mos jenë zhdukur, por të jenë vendosur në një vend tjetër, shkruan Gazeta10.

Sipas avokatit, me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, do të shkatërrohet komplet procesi i hetimeve të këtij rasti.

“Nuk duhet paragjykuar rasti, sepse mund të mos jenë zhdukur provat, por të jenë vendosur në ndonjë vend tjetër, apo ngjashëm. S’dua të paragjykoj rastin, por s’dua as t’i mbroj zyrtarët e institucionit përkatës, sepse në mënyrë absolute nuk bën të zhduken provat, me to shkatërrohet një proces i hetimeve i papërfunduar, dëmtohet jashtë mase. Raste të tilla për shmangje të provave, ka pasur vazhdimisht në raste të tilla. Ne si avokat mendojmë se ka shamngje të provave shfajësuese që janë për të akuzuarit, ndërkaq për palët e dëmtuara ka raste që dnodhin nnë të gjitha shtetet e botës, por është proces më i rrallë”, tha Musa në Info10.

Ai ka shtuar se ruajtra e provave për raste që nuk kanë marrë ende epiloh, mund të ruhen në Gjykatë, madje të njëjtat një avokat i rastit atom und t’i ruaj deri në  vite. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.