
Avokati, Skender Musa ka konsideruar se incidenti i 6 janarit në Shtërpcë ku mbetën të plagosur dy të rinj serbë, nuk është politikë.
Ai në Politiko në Kanal10 tha se nëse plumbi i shkrepur nga ushtari i FSK-së, i ka goditur dy të rinjtë, atëherë sipas tij, në këtë rast nuk ka elemente të qëllimshme të shkrepjes, shkruan Gazeta10.
Madje sipas Musës, reagimi i Qeverisë së Kosovës për këtë rast ishte i panevojshëm.
“Qeveria nuk ka nevojë me reagu për një vrasje në tentativ, pasi duhet të reagojë secilën ditë kur ndodhin të njëjta ngjarje edhe ndaj qytetarëve tjerë. Rastet e këtyre natyrave, personi që ndodhet në situatë të caktuar, nga rreth 20 persona sa supozohet. Ai e ka armën me vete, e konsideron vetën dhe pasagjerinë që është i rrezikum, atëhere ekziston elemente të mbrojtjes së tij. Nëse plumbi ka goditur në tokë dhe ka shkuar e ka goditur njërin person në këmbë dhe tjetrin në dorë, nuk ka element të dashjes në tentativë”, tha Musa në Politiko. /Gazeta10