Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Avokati Vërtopi për rastin “Liridona”: Është shkelë prezumimi i pafajësisë

Gazeta10
11 Dhjetor 2023 - 20:48

Avokati Florin Vërtopi, duke diskutuar lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt javë me parë dhe mënyra se si është paraqitur lajmi në opinion publik përmes mediave ka thënë se në këtë rast është thyer prezumimi i pafajësisë, si parim i shenjtë.

“Informacioni duhet të bëhet por formulimi i atij informacioni dhe pamjet e publikuara, aty janë bërë shkelje”, ka thënë avokati Vërtopi, në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”.

Ai tutje tha që prezumimi i pafëjësisë garantohet me shumë konventa e direktiva evropiane, kushtetutën e Kosovës dhe kodin penal të Kosovës.

Vërtopi tha po ashtu se si në Kosovë si në Shqipëri garantohet prezumimi i pafajësisë.

“Liria e shprehjes nuk nënkupton shprehje të pafund”, tha avokati Vërtopi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.