Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Avokatja e Krasniqit: Ai ishte vetëm zëdhënës, zëdhënësit s’përfshihen në operacione ushtarake

Gazeta10
05 April 2023 - 10:09

Venkateswari Alagendra, avokatja e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi tha se klienti i saj nuk ka pasur asnjë përgjegjësi operacionale në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Z. Krasniqi nuk përmendej në raportin e Këshillit të Europës të vitit 2011 si i dyshuar për ndonjë përgjegjësi penale. Nuk është arrestuar kurrë për krime. theksoi Alagendra.

Fakti që disa dokumente u gjetën në banesën e Krasniqit, avokatja tha se nuk i bënë ato autoriale.

“Prokuroria duket sikur është bërë pjesë e propagandës kundër UÇK-së”, tha ndër tjerash Alagendra.

Ajo tha se arrestimi i Krasniqit ishte “goditje edhe për popullin e Kosovës”, që siç tha ajo, e kishin njohur ndryshe atë.

Sipas saj, Prokuroria ka bërë “6 gabime fatale”, në raport me akuzat ndaj Jakup Krasniqit.

“Gabimi i parë është që Prokuroria e keqkupton ose qëllimisht e keqpërfaqëson rolin personal të z. Krasniqi”, ka theksuar ajo, duke insistuar se ai ishte “vetëm zëdhënës”.

“Z. gjykatës, ne të gjithë e dimë se çfarë roli ka zëdhënësi dhe kufizimet e tij. Zëdhënësit nuk përfshihen në çështje operacionale ushtarake. Roli i tyre është kontakti dhe marrëdhëniet me publikun. Ky, i nderuar gjykatës, ishte pikërisht roli që ka luajtur z. Krasniqi atë kohë”, tha avokatja Alagendra.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.