Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Avokatja: Gjinovci e Hoxha mund të dënohen 3 muaj deri në 3 vjet burg për aksionin e tyre

Gazeta10
14 November 2022 - 15:03

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme pas marrjes në pyetje nga policia të dy aktivistëve të saj Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha, raporton Gazeta10.

Të dy aktivistët janë shoqëruar në stacionin policor pas aksionit në Fakultetit Filozofik, kryesisht në ligjëratën e profesorit Bujar Dugolli, që ata po e akuzojë për plagjiaturë.

Avokatja, Rina Kika, tha se Gjinovci e Hoxha janë marrë në pyetje nën dyshimin se kanë penguar personin zyrtar, por që sipas saj, aksioni ka qenë paqësor.

Sipas saj, vepra për të cilën ata janë marrë në pyetje është e dënueshme nga tre muaj deri në tri vjet burgim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.