
Punëtorët teknikë të sektorit privat në pesë shkolla në Prishtinë: “Hoxhë Kadri Prishtina”, “Prenk Jakova”, “Abdyl Frashëri”, “Gjimnazi i Specializuar Matematikor” dhe “Qamil Batalli”, nga dje kanë hyrë në grevë, kjo për shkak të mos marrjes së pagave për muajin shkurt.
I ftuar në emision “Info10”, në Kanal10, kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, tha se Komuna e Prishtinës është dashur që 6 muaj para skadimit të kontratës së deritanishme të shpallë tenderin për kontratën e re, në mënyrë që të mos krijohet kjo situate.
Ai tutje deklaroi që ka pasur takim me kabinetin e Kryetarit të Prishtinës të cilët sipas tij fajin për këtë e hedhin te Ministria e Financave e cila nuk ka alokuar mjetet për këtë çështje.
Azemi ka thënë se kështu siç po veprohet me këta 40 punëtorë është vepruar gjatë viteve 1990-1999.
Ai ka kërkuar zgjidhje të shpejtë nga Komuna e Prishtinës. /Gazeta10/