Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bahtiri: Kërcënimet ndaj Kurtit janë sulm ndaj shtetit të Kosovës, jo vetëm ndaj kryeministrit

Gazeta10
08 Maj 2026 - 18:02

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me kërcënimet e raportuara ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se ato nuk janë vetëm sulm ndaj një individi, por ndaj vetë shtetit.

Sipas Bahtirit, “Severna Brigada” është organizatë terroriste e lidhur me struktura kriminale dhe destabilizuese në veri, e shpallur si e tillë nga institucionet e Kosovës.

“Shumë njerëz ende nuk e kuptojnë se kërcënimet ndaj Albin Kurtit nuk janë vetëm kundër një kryeministri, por kundër vetë shtetit të Kosovës. ‘Severna Brigada’ nuk është grup i zakonshëm, është organizatë terroriste e lidhur me strukturat kriminale e destabilizuese në veri, e shpallur terroriste nga Republika e Kosovës”, ka shkruar ai.

Ai shtoi se kërcënimet ndaj kryeministrit nënkuptojnë kërcënim ndaj rendit dhe sovranitetit të vendit.

“Kur këta njerëz kërcënojnë me vrasje Kryeministrin, ata në fakt kërcënojnë rendin, ligjin dhe sovranitetin e Kosovës. Kjo tregon se lufta kundër krimit dhe ndikimit të kriminelëve në veri po i godet aty ku iu dhemb më së shumti”, ka theksuar Bahtiri.

Bahtiri ka thënë se Kosova nuk do të dorëzohet përballë këtyre kërcënimeve.

“Kosova nuk dorëzohet as nuk frikësohet. Përkundrazi, qëndrojmë më të bashkuar se kurrë në mbrojtje të shtetit tonë”, ka shtuar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.