
Kushtet që kryeministri Kurti i kërkoi në Bruksel për deputetin e VV-së, Mefail Bajqinovci ishin kushtet minimale që do duhej bërë para çdo takimeve.
Ai në emisionin Politiko të Kanal 10, deklaroi se një pjesë të fajit e mban BE i cili sipas tij, nuk po i bën mjaftueshëm trysni shtetit serb.
“Ju e shihni që këtu fajtor është BE sepse nuk ka pasur presion të mjaftueshëm ndaj Serbisë dhe Serbia normal që këto kushte që i ka bërë Kurti, edhe më herët nuk i ka marr parasysh, ajo po i ik sepse e ka të vështirë ta nënshkruaj marrëveshjen e Brukselit”.
“Është e pavërtetë të thuhet që z.Kurti është anti serb, Vuciqi e thotë gjithë sepse e di me kë ka punë”, deklaroi ai.