
Deputeti i partisë në pushtet, Mefail Bajqinovci ka deklaruar në Prime Time, se në Kosovë nuk do të ketë asnjëherë Asociacion me kompetenca ekzekutive.
Bajqinovci tha se nëse presidenti serb, Vuçiq arrin ta rrëzoj Qeverinë Kurti për shkak të zbatimit të kësaj marrëveshjeje është “marre për Kosovën”, shkruan Gazeta10.
“Nuk do të ketë asnjëherë Asociacion që ka kompetenca ekzekutive. Nëse Vuçiqi e rrëzon Qeverinë Kurti, marre për Kosovën. Ma marre s’ka. Na shkojmë në zgjedhjje prapë matemi. Vuçiqi nuk i ka votat në Kosovë, por i ka Kurti”, tha Bajqinovci në Prime Time. /Gazeta10