Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajiqnovci, ka ironizuar me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, në lidhje me deklaratat e këtij të fundit.
Bajqinovci tha në reagimin e tij se Haradinajn në pak muaj e kanë demantuar ambasadori i SHBA-ve në Kosovë dhe CIA amerikane dhe se i njëjti ‘mbahet ende me Amerikë’.
“Ramushin në pak muaj e kanë demantuar ambasadori i ShBA në Kosovë dhe CIA amerikane. E ky ende mbahet me amerikanë” shkruan Bajqinovci.