Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bajqinovci tallet me djalin e Vuçiqit: Dorëzoi fanellën në të cilën thoshte s’ka dorëzim

Gazeta10
28 June 2023 - 22:50

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi Policia e Kosovës e ka detyruar djalin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, ta largojë bluzën në të cilën mbante mbishkrime provokues ndaj Kosovës.

Ai derisa po ironizonte për mbishkrimin e bluzës së djalit të Vuçiqit që thoshte “s’ka doëzim”, ka thënë se ka, ka dorëzim, raporton Gazeta10.

“Danilo e dorëzoi fanelën në të cilën thoshte s’ka dorëzim. Djali i Vuçiqit, Danilo paska ardhur në Kosovë me maicë Nema Predaje (S’ka dorëzim). Policia ia ka ndalur veturën, ia ka kontrolluar veturën dhe i ka thënë ta heq bluzën. Danilo e hoqi bluzën. Ka, ka dorëzim. (Ima, ima predaje).”, shkroi ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.