
Avokati Ardian Bajraktari ka reaguar në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, duke theksuar rëndësinë thelbësore të mediave të lira për një shoqëri demokratike.
Sipas tij, liria e medias nuk duhet parë si luks, por si një shtyllë bazë që garanton funksionimin e demokracisë dhe informimin e drejtë të qytetarëve.
“Gazetarët qëndrojnë në vijën e parë të së vërtetës, shpesh përballë presioneve, kërcënimeve, sulmeve dhe pasigurisë. Megjithatë, ata vazhdojnë të informojnë, të zbulojnë dhe të mbrojnë të drejtën e publikut për të ditur,” ka theksuar Bajraktari.Ai ka shtuar se çdo cenim i lirisë së medias përbën një goditje të drejtpërdrejtë ndaj demokracisë.
Në fund, Bajraktari ka shprehur mirënjohje dhe respekt për gazetarët dhe punëtorët e medias.