Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bajrami: e-Kosova nuk po funksionon, nuk mjafton dorëheqja e Arbërie Nagavcit

Gazeta10
25 August 2023 - 15:32

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi platforma për aplikim për subvencionimin e teksteve shkollore, nuk po funksionon.

Ajo ka radhitur disa prej problemeve sa u përket teksteve shkollore, duke thënë se në këtë rast dorëheqja (e ministres së Arsmit Arbërie Nagavci v.j.) nuk mjafton.

“e-Kosova jashtë funksioni. Disa prindër i kanë llogaritë bankare të bllokuara. Çmimi i librave ende nuk dihet. Prindërit ende nuk e dinë se me çfarë librash do të punojnë mësimdhënësit. Prindërit nesër kur të shkojnë në librari nuk do t’i gjejnë të gjitha librat, sepse shtëpitë botuese ende nuk e kanë idenë e kërkesës. Disa komuna s’kanë librari fare dhe prindërit do të detyrohen të lënë punën e të udhëtojnë për t’i blerë librat dhe atë sigurt jo vetëm njëherë. Siç u konfirmua krejt kjo padituri buxhetit do t’i kushtoj me miliona euro më shumë e fëmijëve do të ju kushtoj me mijëra orë të humbura. Dështim total, kaos e çka jo tjetër! Dorëheqja nuk mjafton!”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.