Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bajrami pas vdekjes së punëtorit në Prishtinë: Çdo jetë e humbur në vendin e punës është dështim i sistemit

Gazeta10
28 July 2026 - 21:58

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar pas aksidentit në një vendpunishte në Prishtinë, ku një punëtor humbi jetën dhe një tjetër u lëndua.

Bajrami ka thënë se ky rast është alarm për gjendjen e sigurisë në punë dhe ka kërkuar hetim të plotë nga institucionet përgjegjëse.

Reagimi i saj i plotë:

Vdekja e sotme e një punëtori në vendin e punës, në Prishtinë, është një tjetër alarm se siguria në punë vazhdon të mos trajtohet me seriozitetin e duhur. Çdo jetë e humbur në vendin e punës është një dështim i sistemit të mbikëqyrjes dhe zbatimit të ligjit.

Kërkoj nga Inspektorati i Punës dhe institucionet e tjera përgjegjëse që të zhvillojnë një hetim të plotë dhe transparent për këtë rast, t’i bëjnë publike gjetjet dhe të ndërmarrin masa ndaj kujtdo që rezulton se ka shkelur ligjin.

Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e të ndjerit.

Të lënduarve u uroj shërim sa më të shpejtë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.