Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bajrami për Kurtin e Muratin: Po i bëjnë joligjore dhe jokushtetuese institucionet e vendit

Gazeta10
20 July 2025 - 17:37

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin se është në shkelje të vazhdueshme penale që nga 27 marsi, në ditën kur janë certifikuar zgjedhjet e 9 shkurtit.

Sipas Bajramit, Murati bashkë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, jo vetëm që kanë vepruar jashtëligjshëm por sipas saj, i kanë bërë joligjore dhe jokushtetuese edhe institucionet e tjera të vendit.

“Dogana e Kosovës si institucioni kryesor për mbledhjen e të hyrave buxhetore sot drejtohet nga një person i emëruar në mënyrë tërësisht joligjore dhe jokushtetuese”, tha Bajrami.

Tutje, ajo tha se Prokuroria Speciale duhet të reagojë menjëherë për ta mbrojtur rendin kushtetues dhe ligjshmërinë në vend.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.