Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bajrami: Provokimet e Serbisë të merren seriozisht, po tentojnë ta krijojnë entitetin territorial

Gazeta10
09 November 2022 - 9:24

Arsim Bajrami – profesor njëherësh anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se po tentohet të krijohet një entitetin territorail me largimin e serbëve nga Institucionet e Republikës së Kosovës.

Sipas Bajramit, dirigjent i këtyre zhvillimeve është presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

“Me këtë akt të bojkotit total, serbët tentojnë ta krijojnë entitet territorial serb, që mund të ketë emra të ndryshëm: qoftë asociacion, qoftë diçka tjetër, që, në fakt, është ambicie për shkatërrimin e karakterit unitar të shtetit dhe krijimin e një autonomie politiko-territoriale, që rrezikon tërësisht shtetësinë e Kosovës”, ka thënë Bajrami në transmetuesin publik.

Ai më tej, ka kërkuar strategji shtetërore për provokimet e Serbisë.

“Ne duhet ta marrim seriozisht këtë provokim që të kemi një strategji të qartë shtetërore, strategji dalëse, në mënyrë që të tregojmë fuqinë, vendosmërinë e shtetit, që të mbrojë interesat vitale të Republikës së Kosovës, për të parandaluar të gjitha projektet si i këtij lloji…”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka kërkuar unitet mes partive politike në vend.

“Të mbyllen në Kuvendin e Kosovës, qoftë e nevojshme edhe në seancë të mbyllur e të dizajnojnë një përgjigje shtetërore, shtet-formuese, shtet-mbrojtëse karshi këtij provokimi”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.