Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bajrami: Pyetja nuk është çka premtoi Kurti, por pse nuk i realizoi për 6 vjet

Gazeta10
13 September 2026 - 18:01

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, duke thënë se pas gati gjashtë vitesh në pushtet, qytetarët, siç tha ajo, nuk e gjykojnë më kryeministrin për premtimet, por për rezultatet.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka renditur një varg premtimesh për të cilat pretendon se Qeveria Kurti nuk i ka realizuar.

“Pyetja nuk është më: Çka po premton Albin Kurti? Pyetja është: Pse nuk i bëri këto që i premtoi që gjashtë vjet?”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

Pyetja nuk është më: Çka po premtoi Albin Kurti?

Pyetja është:

Pse nuk i bëri këto që i premtoi që gjashtë vjet?

Sepse pas gjashtë vjetësh në pushtet, qytetarlt nuk të gjykojnë më për premtimet, të gjykojnë për rezultatet.

Premtoi sikur mandatin e parë po e fillon sot. Sikur nuk ka qenë në pushtet për gati gjashtë vjet. Sikur nuk e ka pasur në dorë Qeverinë, shumicën në Kuvend, mbi 20 miliardë euro buxhet dhe mundësinë për t’i bërë pikërisht ato që sot i premtoi.

Por qytetarët duhet ta gjykojnë jo për atë që po premton sot, por për atë që ka bërë gjatë këtyre viteve.

E bilanci është ky:

• Premtoi zhvillim ekonomik e transformim – nuk e bëri. Krejt çka ka ndodhë në ekonomi është rritja enorme e çmimeve e zvogëlimi i shportës së konsumit.

• Premtoi vende pune e mirëqenie – mijëra të rinj e profesionistë e kanë lëshuar Kosovën. Sipas EUROSTAT çdo vit nga Kosova mbi 40 mijë qytetarë marrin viza pune vetëm në BE.

• Premtoi meritokraci – sot s’ka asnjë institucion të pavarur. Kurti sjelli militantizëm, familjarizëm dhe punësime partiake.

• Premtoi luftë kundër korrupsionit – qeverisja e tij u karakterizua me mijëra kontrata të negociuara, tenderë me grupe të whatsapp-it e dhjetëra afera të tjera.

• Premtoi drejtësi – gjatë gjithë kohës gati 1/3 e kabinetit e pat me ministra me aktakuza, tash edhe me të dënuar.
• Premtoi shtet ligjor – Qeveria e tij e ka shkelur mbi 20 herë Kushtetutën.

• Premtoi institucione të forta – sot kemi krizë institucionale, afate kushtetuese të tejkaluara dhe bllokadë gjithëandej.
• Premtoi depolitizim – institucionet dhe ndërmarrjet publike u mbushën me militantë partiak.

• Premtoi 160 çerdhe – nuk i ndërtoi.

• Premtoi banesa për çiftet e reja – nuk i bëri pët gjashtë vjet.

• Premtoi reformë në arsim – asnjë reformë, shihni rezulzatet e PISA-s. Arsimi vazhdon me probleme të vjetra e të reja, pa reformën e premtuar dhe pa përmirësimin e cilësisë. U përplas me mësimdhënësit dhe sindikatat në vend që t’i kthente në partnerë të reformës.

• Premtoi përmirësim të shëndetësisë – listat e pritjes vazhdojnë, mungojnë barna e materiale, ndërsa qytetarët vazhdojnë të detyrohen të kërkojnë shërbime në sektorin privat. Mjekët dhe profesionistët shëndetësorë vazhduan ta lëshojnë vendin.

• Premtoi investime kapitale – asnjë rrugë nuk përfundu që gjashtë vjet, projektet u vonuan, shumë rrugë mbetën të papërfunduara dhe miliona euro të buxhetuara nuk u shndërruan kurrë në projekte për qytetarët.

• Premtoi ekonomi prodhuese – deficiti tregtar ka arritur rekord të paparë dhe varësia nga importi mbeti e lartë.

• Premtoi investime të huaja – ku janë ato investime?

• Premtoi energji dhe siguri energjetike – në vend të kësaj qytetarëve u erdh shtrenjtim të energjisë, reduktime dhe mbi një miliard euro import të energjisë.

• KEK-u, KOSTT-i, ZRRE-ja dhe krejt sektori energjetik janë nën kontrollin e pushtetit.

• Premtoi luftë kundër monopoleve dhe mafisë energjetike – në vend të kësaj kemi licenca për kompaninë e Vuk Hamoviqit, tregti e energjisë me kosto të lart edhe të transportit e afera të tjera.

• Premtoi forcim të pozitës ndërkombëtare – kurrë skemi pasur marrëdhënie me të ftohta me aleatët.

• Premtoi integrim evropian – Kosova për 960 ditë ka qënë nën sanksione nga BE-së, humbëm kohë, mundësi dhe qindra miliona euro donacione, në një periudhë kur vendet e rajonit ecën përpara.

• Premtoi dialog me parime – sot Kosovës i rri varur në qafë marrëveshja e Bruksleit dhe ankesi i Ohrit.

• Premtoi reciprocitet e ndryshim rrënjësor të politikës ndaj Serbisë – tregtia dhe importet nga Serbia vazhdojnë me intensitet të lartë.

• Premtoi shtet funksional – sot Kosova përballet përsëri me bllokadë politike dhe institucionale.

• Deputetë të betuar vazhduan njëkohësisht të ushtronin funksione ministrore.

• Sot, filloj mandate i dytë i katër ministrive të cilat nuk figurojnë fare në Ligjin e Buxhetit për vitin 2026, ato ministri funksionojnë dhe të shpenzojnë para publike në kundërshtim me ligjin.

• Gjatë këtij viti Kuvendi u la jashtë funksionit, ndërsa miliarda euro të parasë publike vazhduan të menaxhohen pa kontrollin normal parlamentar.

• Premtoi transparencë – vendimmarrja u bë gjithnjë e më e mbyllur.

• Premtoi përgjegjësi – për çdo dështim fajin e kishte dikush tjetër: opozita, sindikatat, prokuroria, gjykatat, mediat, bizneset, aleatët, komunat.

Premtoi ndryshimin.

E pati pushtetin.

E pati shumicën.

I pati të gjitha institucionet.

I pati miliardat e buxhetit.

E pati kohën.

Gati gjashtë vjet.

Tash dul përsëri para qytetarëve dhe premtoi atë që nuk e bëri kur i kishte të gjitha mundësitë për ta bërë.

Pyetja nuk është më: Çka po premton Albin Kurti?

Pyetja është: Pse nuk i bëri këto për gjashtë vjet?

Pas gjashtë vjetësh në pushtet, nuk gjykohesg më për premtimet, gjykohesh për rezultatet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.