
Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës në “Albi Mall” Superliga e Kosovës.
Ballkani ka fituar në shtëpi kundër Trepçes ’89, golat e fitores për vendasit u shënuan nga: Ermal Krasniqi dhe Albion Rrahmani.
Surprizë mund të konsiderohet humbja e Gjilanit vendas kundër Drenices. Drenicaket fituan me rezultatin 0-2. Gjilani nuk po kalon momente të mira në superligë ku në 5 ndeshjet e fundit ka tre humbje, një fitore dhe një barazim. Ndërkohë Drenica i rikthehet fitoreve pas një mungese të gjatë. /Gazeta10/.