Ballkani ka fituar minimalisht në udhëtim te Suhareka në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale në Kupës së Kosovës me rezultat 1-0.
Pas nëntë minutash lojë, ishte një goditje e rrezikshme nga këndi dhe Enea Koliçi.
Ballkani u kundërpërgjigj me anë të Nazmi Gripshit (33’), por që Ymeri u tregua i vëmendshëm.
Suhareka vazhdoi të tregonte lojë të fortë, duke mos i lënë lojtarët e kampionit në fuqi të futeshin në zonë.
Pjesa e dytë nisi më mirë për mysafirët, që rrezikuan me anë të Gripshit në minutën e 51-të, mirëpo goditja e tij përfundoi jashtë.
Mertion Korenica krijoi hapësire në minutën e 58-të, duke lëshuar një goditje nga 15 metra, por që ishte e pasaktë.
Një tjetër mundësi nga Gripshi (83’), që goditi nga distanca, e që as kësaj here nuk ishte i saktë.
Heroi i Ballkanit ishte Marsel Ismajlgeci, që realizoi golin e vetëm të takimit, duke i bërë gjërat paksa më të lehta për skuadrën e tij në ndeshjen e dytë.