Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ballkani lëshon pikë përsëri, kësaj radhe ndalet nga Gjilani

Gazeta10
24 Shkurt 2024 - 15:09

Gjatë ditës së sotme janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së 22-të në elitën e futbollit Kosovar.

Dy ndeshje të zjarrta u luajtën në Suharekë e në Malishevë.

Në “Liman Gegaj” triumfoi Malisheva me dy golat e Drilon Hazrollajt, kundrejt një të Feronikleit ’74, I shënuar nga Robert Rrahmani.

Ndërsa, në Suharekë gjithçka u mbyll e barabartë pas 97 minutave lojë.

Në epërsi të parët dolën Ballkani pas një depërtimi të Danfas, i cili dërgoi një top të mirë në zonë, nga i cili përfitoi Vesel Limaj, me këtë të fundit që asistoi për Edvin Kuc.

Ndërsa në fund të pjesës së parë, Oltion Bilalli i Gjilanit depërtoi po ashtu në zonën e rrezikshme dhe nxorri një penalti, të cilën e konkretizoi Elvedin Heric.

Kështu, Ballkani shkon në kuotën e 45 pikëve, mirëpo për herë të parë pas disa javësh mund të humbasë vendin e parë në tabelë.

Kjo pasi një fitore e Llapit nesër ndaj Prishtinës, vë skuadrën llapjane në krye të tabelës me një pikë më shumë se skuadra e Ilir Dajës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.