Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bankat Komerciale siguruan profit mbi 107 milionë euro nga kreditë gjatë muajve janar-shtator

Gazeta10
15 November 2022 - 13:21

Bankat Komerciale që operojnë në Kosovë kanë arritur që të sigurojnë profit të lartë gjatë periudhës janar-shtator, transmeton Gazeta10.

Kështu thotë raporti i publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Sipas BQK-së për nëntë muaj nga kreditë bankat kanë fituar plot 107.7 milionë euro.

Në raportohet vërehet se ka pasur rritje të normës së interesit. Norma ishte nën 6 për qind, derisa gjatë këtyre muajve ka shkuar në 6.3.

Kamatat mesatare në kreditë konsumuese janë 6.4%, përderisa mesatarja e kamatave në kreditë hipotekare është 5 për qind.

Në anën tjetër, norma mesatare e interesit në depozita është 1.9 për qind, apo me një dallim prej 4.4 për qind në krahasim me normat mesatare të interesit në kredi./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.