Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Banorët e lagjes “Luma” në Kolovicë drejt zgjidhjes së problemit pas raportimit në Emisionin “Adresa e Ankesave”

Gazeta10
15 May 2026 - 8:25

Qytetarët të cilët përmes emisionit “Adresa e Ankesave” kanë raportuar problemet me të cilat po përballen, kanë nisur të marrin përgjigje dhe zgjidhje konkrete nga institucionet përkatëse.

Një rast i tillë është edhe ai i banorëve të lagjes “Luma” në Kolovicë të Prishtinës, të cilët kishin ngritur shqetësime lidhur me gjendjen e rrugës në atë zonë.

Përmes një lidhjeje direkte, gazetarja e Kanal10, Diona Krasniqi, bëri të ditur se punimet tashmë kanë nisur dhe se mjetet e punës ndodhen në terren, duke sinjalizuar fillimin e intervenimit nga institucionet përgjegjëse.

Megjithatë, Krasniqi theksoi se ekziston edhe një pjesë tjetër e rrugës, më tutje nga segmenti ku kanë nisur punimet, e cila sipas saj nuk do të duhej të lihej jashtë projektit, meqë edhe ajo paraqet nevojë për rregullim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.