Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Banorët e lagjes “Ulqini” në Prizren pa ujë të pijes, shkak i rrjetit të vjetruar

Gazeta10
15 November 2022 - 8:29

Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se banorët e lagjes “Ulqini” në Prizren për shkak të mungesës së ujit detyrohen të i mbushin rezervaret e tyre tash e katër muaj.

Ndonëse arsyet nuk i dinë banorët thonë se kërkojnë zgjidhje sa më të shpejt sepse jetesa e tillë është shumë e vështirë.

Banorët thonë se kërkesat e tyre nuk po merren parasysh, raporton Gazeta10.

Nga kompania “Hidroregjioni jugor” thonë se mungesa e ujit të pijes në këtë lagje është si pasojë e problemeve në rrjet.

“Problemi është me rrjetin për shkak se rrjeti është i vjetër. Në këtë mënyrë edhe po paksohet uji. Kemi biseduar me departamentin teknik ku pritet të bëhet projekti pasi kyqja dhe rrjeti duhet të ndërrohen.

 Janë rreth 20 shtëpi të kësaj lagje të cilat kanë mungesë të ujit./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=eXrS7cjoaAE

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.