
Në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10 me Arben Ahmetin, është paraqitur në një lidhje direkte gazetarja Aianita Hoti nga fshati Llaushë e Podujevës, nga ku ka raportuar se banorët e këtij fshati po ndihen të rrezikuar nga një shtyllë elektrike e cila po mbahet vetëm nga telat elektrikë.
E gjithë kjo, pas një vetë aksidenti që ka pësuar një automjet me këtë shtyllë elektrike, e cila ka mbetur e dëmtuar.
Në këtë lidhje ka folur edhe njëri nga banorët e kësaj lagje ku ka treguar se nga Komuna ende nuk kanë reaguar në lidhje më këtë problem që u është shfaqur tash e një muaj.
“Kjo shtylla e betonit është godit nga një veturë edhe nuk dihet ende se kush e ka godit edhe siç po e shihni edhe vetë kjo është e rrezikshme edhe se kanë qenë edhe KEDS-i, kanë qenë edhe policia”, është shprehur banori.
Gjithashtu ai për këtë situatë është informuar nga KEDS-i që ka ndodhur një vetë aksident. /Gazeta10/