Lajme

Banorët e Sibocit të Epërm të Podujevës ankohen për dëmtim të rrugës

Gazeta10
29 Tetor 2024 - 9:43

Banorët e Sibocit të Epërm në komunën e Podujevës janë ankuar për demolimin e rrugës në emisionin e mëngjesit ‘Adresa Ankesave’.

Kjo rrugë është ndërtuar para dy viteve por shumë pak kohë pas ndërtimit janë hapur gropa krejt kjo sipas banorit nga mos ngjeshja e asfaltit si duhet, raporton Gazeta10.

“Rruga në vitin 2022 është shtruar, por vetëm pas 2 muajëve janë hapur gropat dhe për shkak të fëmijëve është dashur që ato gropa të mbushen, nga komuna nuk ka ardhur askush t’i kontrollojë punimet, asfaltin e ka shtruar kompania ‘Bageri’ dhe kanalizimin e ka rregulluar ‘Bini Company’ por nuk është ngjeshur si duhet”, tha ai për Kanal10.

Sipas banorit kjo rrugë do të bëhet e rrezikshme përgjatë stinës së dimrit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.