
Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se banorët e lagjes Brekovc të Gjakovës janë të shqetësuar nga bllokimi i rrjetit të kanalizimit, raporton Gazeta10.
Një banorë ka thënë se kur ka vërshime uji dëperton edhe në shtëpitë e tyre.
“Ka më shumë se dhjetë vite që jam në hall nga vërshimet, pas reshjeve të shiut uji depërton edhe në shtëpitë tona dhe në vazhdimësi bllokohet rrjeti i ujërave të zeza dhe ai atmosferikë.”, ka deklaruar një vendas.
Banorët janë të shqetsuar sepse kjo ndodh çdo vit pas çdo reshje shiu.
Vendasi, Ndue Berisha ka thënë se nga kjo i ka shkaktuar dëme deri në 40 mijë euro, ai është duke e izoluar shtëpinë e tij mirëpo ka thënë se prapë nuk është i sigurtë se vërshimet nuk do t’i bëjnë dëme.
Mirëpo nga Komuna e Gjakovës kanë thënë se kjo është nën kompetencat e kompanisë së ujësjellësit.
Ndërkaq kompania e ujësjellësit kanë thënë se kjo nuk është nën kompetencat e tyre, por banorët vet duhet ta rregullojnë./Gazeta10