Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Banorëve të fshatrave Bajskë dhe Sllatinë u vështirësohet qarkullimi, kërkojnë intervenime

Gazeta10
19 January 2023 - 19:52

Raporti Gresa Bardhecaj / Kanal10

Banorët e fshatit Bajskë dhe Sllatinë të Vushtrrisë po ankohen për rrugën e cila është dëmtuar që nga paslufta. Ata thonë se qarkullimi në të është vështirësuar, derisa shprehen se edhe veturat u janë dëmtuar. Nga Komuna e Vushtrrisë kanë premtuar se do të intervenojnë gjatë këtij viti në këtë rrugë.

Që nga paslufta rruga që ndan fshatin Bajskë dhe Sllatinë në Vushtrri është në këtë gjendje.

Kjo rrugë që të shpie në fshatin Pasomë dhe fshatrat përreth është mjaftë e frekuentueshme nga banorët e këtyre fshatrave, të cilët shprehen të shqetësuar për gjendjen e saj.

Banorët thonë se dëmtimi i rrugës ka ardhur si pasojë e kamionëve që kalojnë në këtë pjesë.

Januzi thotë se problem tjetër me të cilin po përballen është edhe uji i cili grumbullohet në lagjen ku ai jeton, e si rrjedhojë ua vështirëson qarkullimin fëmijëve.

Nga Komuna e Vushtrrisë kanë thënë se brenda këtij viti po synojnë sanimin e këtij problemi.

“Ne me të marrë kërkesën nga banoret kemi dalë në vend të ngjarjes dhe e kemi futur në prioritetet e para për vitin 2023 ku me anë të kontratës “Rikonstruimi i rrugëve të asfaltuara “do të intervenojmë gjatë këtij viti”, tha Benjamin Shala – Drejtor i Shërbimeve Publike

Banorët presin që ky problem të zgjidhet sa më shpejtë derisa kanë treguar se kanë bërë kërkesë edhe për vendosjen e një tabele sinjalizuese, në mënyrë që shoferët të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këtë rrugë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.