
Mungesa e infrastrukturës rrugore në fshatin Ballaban të kryeqytetit po shqetëson banorët.
Një dëgjues i emisionit “Adresa e ankesave”, teksa fliste mbi gjendjen aktuale krahasoi Ballabanin me një vend në Palestinë.
Ai tha se problemi daton qysh nga mandatet e udhheqësive tjera.
“Jam nga fshati Ballaban, e kemi prej kur ka qenë kryetar Shpend Ahmeti e Selim Pacolli. Jemi 15 shtëpi, jemi bë si lagje në Palestinë për një rrugë krejt një kilometër. Në 2022 është shtruar një kilometër e ende pa hi në fshat, në zonë malore, jemi mbet midis lloçi”, tha ai. /Gazeta10