Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Baraliu: Fokusi te zgjedhja e Presidentit, fituesi po tregohet indiferent

Gazeta10
05 July 2026 - 19:24

Afati i trajtimit të ankesave nga Gjykata Supreme për kandidatë për deputetë ose subjektet politike ka nisur të soset.

Pas kësaj do të duhej që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i certifikonte rezultatet në mënyrë që t’i hapej rrugë konstituimit të Kuvendit.

Për këtë temë ka folur njohësi i çështjeve kushtetuese Mazllum Baraliu.

Ai tha prioritet i kësaj klase politike do të duhej të ishte zgjedhja e presidentit.

Sipas tij, fituesi i zgjedhjeve po tregohet indiferent sa i përket shfrytëzimit të kohës për negociata me subjetet opozitare.

“Për të gjetur zgjidhje për president, një marrëveshje eventuale ose konsensus. Do të duhej menjëherë të rridhte dhe presidenti para qeverisë, në mënyrë që t’i lejonte partive opozitare të cilat kanë shprehur tashmë interesim për të qenë pjesë jo vetëm në çështjen e presidentit ose për të marrë pjesë në ndonjë marrëveshje bilaterale”, tha Baraliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.