
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth Superligës së Kosovës.
Të ftuar në studio janë si çdo herë analistët e përhershëm: Liridon Leci dhe Bekim Isufi, gjersa atyre i bashkohen edhe Muhamet Dragusha, Liridon Kukaj dhe Blendi Memaj.
Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Liridon Leci, analist i përhershëm i emisionit “Kampionët”.
“Barazimi ndaj Lirisë ishte befasi, unë jam i mendimit se Drita është dashur ta fitojë këtë ndeshje” – tha ai.
Tutje ai kishte edhe një ‘këshillë’ për skuadrën e Dritës.
“Për ta fituar titullin e kampionit, duhet të fitosh ndaj ekipeve më të vogla, ekipeve që nuk kanë objektivat e njejtë si Drita.” – përfundoi ai.