
Sporting CP e ka humbur trajnerin e tij, Ruben Amorim, i cili kaloi te Manchester United gjatë këtij muaji.
Sulmuesi, Viktor Gyokeres bëri me dije se ai nuk do ta ndjekë ish-trajnerin e tij dhe se do të jetë pjesë e Sportingut, të paktën deri në verën e vitit të ardhshëm.
26-vjeçari Gyokeres është bërë njëri ndër sulmuesit më të kërkuar në Europë gjatë ditëve të fundit.
Sulmuesi suedez veçse ka 30-të gola këtë sezon, dhe jemi ende në nëntor, andaj është e arsyeshme që klubet më të mëdha të kontinentit të vjetër të shprehin interesimin për të.
Çmimi për të siguruar shërbimin e tij thuhej të jetë 60-70 milionë euro, por me interesimin e madh për të, atëherë Sportingu mund të kërkojë nga klubet e interesuara që të paguajnë klauzolën e lirimit, që kap shifrën e 100 milionë eurove.
Sipas “Record”, Barcelona dhe Atletico Madridi, janë dy ndër pesë klubet e interesuar për suedezin.
Këto dy klube, së bashku me Manchester Cityn e Unitedin dhe Bayern Munchenin kanë kërkuar ulëse në stadium për të skautuar sulmuesin suedez. Sportingu i bën konak Arsenalit, në ndeshjen që luhet në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Duket se Barcelona nuk do të shkojë deri në fund për Gyokeresin, duke marrë parasysh situatën financiare. Njëjtë mund të jetë edhe për Atletico Madridin, i cili hiq më larg se verën e kaluar, kishte paguar 75 milionë euro për Julian Alvarezin.
Me Harry Kanen që është pjesë e Bayernit dhe Haalandin te City, më logjikja është që United do ta fitojë këtë garë, pasi Hojlund e Zirkzee janë larg pritshmërive me paraqitjet e tyre.