Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Barcelona kthehet te fitoret, mposhtë në shtëpi Villarealin

Gazeta10
20 October 2022 - 22:57

Barcelona ka arritur të gjejë rrugën e fitores, ku e mposhti në shtëpi skuadrën e Villarealit me rezultat 3-0, raporton Gazeta10.

‘Blaugranët filluan me dominim të ndeshjes që nga fillim dhe golin e epërsisë e gjetën në minutën e 31-të të ndeshjes me anë të Robert Lewandowskit.

Vetëm tre minuta më vonë Lewandowski e dyfishoi avantazhin për katalanët më anë të një goli mjaft të bukur.

Barcelona nuk u ndal me kaq dhe para përfundimit të pjesës së parë e shënoi edhe golin e tretë me anë të Ansu Fatit pas një aksioni të bukur të ndërtuar nga Barcelona.

‘Blaugranët’ vazhduan sulmet edhe në pjesën e por që nuk arritën t’i konkretizonin rastet e tyre dhe në fund ndeshja përfundoi me rezultat 3-0 në të mirë të nënkampionit të Spanjës.

Në ndeshjet tjera që u luajtën gjatë kësaj mbrëmje në La Liga, Almeria mposhti Gironën me rezultat 3-2, ndërsa Osasuna triumfoi minimalisht ndaj Espanyolit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.