
Pablo Gavi është shndërruar në njërin nga lojtarët më të rëndësishëm të Barcelonës, shkruan Gazeta10.
Mirëpo, Gavi është në vitin e fundit të kontratës me ekipin katalan dhe ende nuk është arritur asnjë marrëveshje zyrtare për vazhdimin e kontratës.
Por kryesia e klubit katalan janë të bindur se Gavi në muajt në vazhdim do të nënshkruajë kontratë të re afagjate me nënkampionin e Spanjës.
Gavi ka impresionuar me paraqitjet e tij në stinorin e kaluar, e poashtu edhe në këtë edicion, ku u shpall edhe lojtari I ndeshjes në përballjen kundër Sevillës gjatë këtij vikendi.
‘Blaugranët’ në afatin kalimtar veror kishin refuzuar një ofertë për Gavin nga gjiganti gjerman, Bayern Munich.
18-vjeçari ka zhvilluar 51 ndeshje deri më tani me Barcelona në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime.
Vlera e Gavit në treg është rreth 60 milionë euro.
Falë paraqitjeve të mira me Barcelonën, mesfushori është ftuar nga Kombëtarja A e Spanjës, ku është bërë futbollisti më i ri në histori që luan për ekipin e parë të ‘La Furia Rojas’. /Gazeta10/