Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Barcelona – Real Madrid, kryendeshja e xhiros së 26-të në La Liga

Gazeta10
17 Mars 2023 - 14:53

Kjo fundjavë na sjell xhiron e 26-të në LaLiga, ku fokusi kryesor është tek ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit, sfidë kjo që zhvillohet të dielën me fillim nga ora 21:00 në Camp Nou.

Blaugranët hyjnë në këtë takim si lider i tabelës, dhe  synojnë fitoren për të thelluar edhe më shumë diferencën e pikëve me Real Madridin, ndërkohë madrilenët do hyjnë në këtë përballje me synim të qartë, sigurimin e tri pikëve, për të vazhduar tutje në garën për trofeun e ligës.

Ndeshja hapëse e kësaj xhiroje zhvillohet ditën e premte, me sfidën mes Real Valladolid dhe Athletic Bilbao, takim ky që fillon në orën 21:00.

Gjatë ditës së shtunë, në program janë katër ndeshje. Vëmendja kryesore ështe tek sfida që zhvillohet në “Civitas Metropolitano” mes Atletico Madrid dhe Valencia.

Skuadra nga Madridi po synon vazhdimin e ecurisë pozitive në kampionat, ndërkohë Valencia e cila pak kohë më parë shkarkoi trajnerin Gattuso, kërkon fitoren e cila e mban atë larg rënies nga elita e futbollit spanjoll.

Ditën e diel, tjetër ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Osasunës dhe Villarrealit e cila zhvillohet ne fillim nga ora 16:15.

Osasuna si nikoqir i “Nëndetëses së verdhë” kërkon të sigurojë tri pikët, në luftën për një pozitë që të dërgon në kualifikimet e “UEFA Conference League” sezonin e ardhshëm.

 Villarreal ndërkohë kërkon fitoren pas barazimit ndaj Real Betis javën e kaluar, dhe synon t’i afrohet edhe më shumë zonës Champions.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.