
Sipas raportimve nga Mundo Deportivo, Barcelona po e konsiderojnë seriozisht nënshkrimin me Ivan Fresnedan në sezonin e ardhshëm.
Fresneda, 18-vjeçar, është një nga talentët në rritje të La Liga dhe ka treguar performanca shumë të mira me Real Valladollid këtë sezon.
Arsenal dhe Borussia Dortmund janë disa nga ekipet që po ‘monitorjnë’ lojtarin spanjoll, por me interesimin e Barcelonës, lojtari po mendon qëndrimin në Spanjë.
Kontrata e Fresnedas me Valladollid përfundon në verën e vitit 2025, dhe ka një klauzolë prej 30 milionë euro, e cila mund të shkojë në 45 milionë euro në të ardhmen.
Mbrojtësi i djathtë këtë sezon në të gjitha farat është paraqitur në 12 ndeshje me fanelën e klubit të Valladollid.