Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Barnat në QKUK në mykë e lagështi

Gazeta10
23 May 2023 - 18:54

Raporti: Arbenita Ilazi/Kanal10


Barnatorja qendrore në QKUK, është në një gjendje jo të mirë. Vendin kur ruhen barnat esenciale të QKUK-së, e ka kapluar lagështia dhe myku. Nga ShSKUK-ja thonë se kjo gjendje nuk do të zgjasë edhe shumë pasiqë do të fillojnë renovimet. Derisa, pacientët ankohen për mungesë të barnave.

Kjo kripë që nevojitet për hemodializë, është lënë në këtë gjendje.

Lagështia dhe myku i ka kapluar edhe hapësirat tjera të barnatores qendrore, ku janë të vendosura barnat esenciale të QKUK-së

Derisa, për to nuk dihet edhe për sa kohë do të qëndrojnë në këtë gjendje.

Ani pse në këto kushte, barnatorja qendrore e QKUK-së, duhet t’i furnizojë pacientët me barna.

Por, kjo e fundit nuk po mbulon as nevojat esenciale të pacientëve.

Nga Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ky problem nuk pritet të zgjasë shumë, sepse së shpejti pritet të bëhet renovimi i saj.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, në kuadër të projekteve për përmirësim dhe investime në infrastrukturë e kanë edhe projektin për ndërtim të depos të barnave për QKUK/ShSKUK. Ky projekt parasheh përmirësim të dukshëm të kushteve dhe vend modern për mbajtjen dhe ruajtjen e barnave dhe materialit shpenzues.” – Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës

Mungesa e hapësirës ka bërë që pakot me barna të vendosen edhe në hapësirat ku lëvizin farmacistët dhe punëtorët e tjerë.

Kanal10, ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.