Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Barrikadat vazhdojnë të ndërprejnë qarkullimin në veri të vendit

Gazeta10
12 December 2022 - 8:41

Gjendja aktualisht në rrugët të cilat të shpien për në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë ku edhe janë vendosur barrikadat është e qetë, ndërkohë që KFOR-i ende po qëndron atje për ofrimin e sigurisë, raporton Gazeta10.

Kështu ka raportuar në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, gazetarja Egzona Shala nga fshati Rudar ku edhe janë vendosur barrikadat.

“Situata këtë mëngjes tek fshati Rudar ku edhe gjendemi tek rruga e cila na qon në dy pika kalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, duke se është e qetë. Për momentin aty janë vetëm dy makina të KFOR-it dhe nuk ka lëvizje të qytetarëve, përveç një makine e cila kaloi më herët për të shkuar tek vendi ku janë edhe shtëpitë e banuara. Mbrapa meje shihen edhe barrikadat e vendosura të cilat janë vendosur të shtunën si shenjë revolte për arrestimin e një ish zyrtari policor nga komuniteti serb, i dyshuar për sulmet në zyrat e KQZ-së në veri.”, raportoi Egzona Shala./Gazeta10

https://youtu.be/HOajJgBChMA

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.