
Deputeti i LVV-së, Dimal Basha në “Prime Time”, ka komentuar arritjen e marrëveshjes në mes Kosovës e Serbisë për targat, raporton Gazeta10.
Sipas Bashës, në Bruksel atë ditë është arritur edhe një ujdi që plani franko-gjermanë me qenë bazë për fillimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ai këtë marrëveshje e ka vlerësuar si fitore të Kosovës.
“Vlerësoj kanë ndodhur dy gjëra, dakordimi mes palëve për problemin për targa që e ka shkaktuar Serbia dhe dakordimi që mos të lëshohen më targa me denominime të Millosheviqit në Republikën e Kosovës. Rrjedhimisht Bislimi, është pajtuar që mos me leshu gjoba. Me këtë është ndërlidhur edhe pjesa e dytë. E para mos me u leshu targa dhe e dyta baza për fillimin e bisedimeve me qenë plani franko-gjerman. Kjo është e arritura më e madhe e Kosovës sepse Serbia e ka refuzuar planin franko-gjermanë. Pra po flasim për një plan që Qeveria e ka vlerësuar që është një nismë e mbarë për me fillu bisedimet me shtetin fqinjë.”, ka thënë Basha./Gazeta10