Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Basha për kërkesën e ShBA-së: Ajo që do arrihej për 10 muaj u arrit për 3 javë

Gazeta10
24 November 2022 - 23:34

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha në “Prime Time”, ka komentuar kërkesën e SHBA-ve për shtyrjen e vendimit për targa  duke thënë se si Qeveri ata arritën të kryejnë për vetëm 21 ditë atë që ShBA ua kishte kërkuar ta bënin për 10 muaj, raporton Gazeta10.

Sipas Bashës, nëse do të shtyhej për 10 muaj vendimi atëherë asgjë nuk do të ishte e garantuar.

“Afati ka qenë 10 muaj sikur ne të kishim pranuar 10 muaj shtyrje nuk do të kishim pas të garantuar se çka pas 10 muajve. Pjesa e dytë, ato 10 muaj askush nuk ka thënë që plani franko-gjerman të jetë baza e fillimit të bisedimeve sepse aty është dashur garanca e Serbisë e ajo e pati refuzuar. Në këtë insistimin tonë fitorja ka qenë e jonja, se ajo që u tha për 10 muaj u arrit për vetëm 3 javë nëse e marrim 3 javëshin e vërejtjeve edhe 48 orëshin e insistimit të ShBA-ve. Pra brenda 21 ditëve arrinim me u kthye aty ku deshëm ne.”, ka thënë Basha./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.