Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Basha: Vuçiqi si ministër i propagandës ia ka shkruar fjalimet Millosheviqit

Gazeta10
04 June 2023 - 19:15

Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, shpërndau dy video krahasuese në mes presidentit aktual serb, Aleksandër Vuçiq dhe atij të viteve të 90-ta, Sllobodan Millosheviq.

Basha ka shkruar në Twitter se nuk ka dallim në mes të retorikës së Vuçiqit dhe Millosheviqit.

Madje ka shtuar se Vuçiq i ka shkruar fjalimet e Millosheviqit, duke qenë ministër i informacionit (propagandës).

”Shikojeni duke përdorur të njëjtën retorikë, por mos u çuditni, Vuçiq ka shërbyer si ministër i tij i propagandës, ai ka shkruar fjalimet e tij! Të dy, “ata nuk po sulmojnë Serbinë p.sh. e urrejnë Vuçiqin/Milosheviçin, por ata po sulmojnë Vuçiqn/Milosheviçin p.sh. e urrejnë Serbinë”, ka shkruar Basha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.