Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bashkim Jashari në ceremoninë e ndërrimit të Komandantit të Ushtrisë Amerikane për Europë dhe Afrikë

Gazeta10
03 July 2026 - 11:24

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandantit të Ushtrisë Amerikane për Europë dhe Afrikë (USAREUR-AF), Christopher T. Donahue.

FSK në një njoftim tha se Jashari shkoi atje me ftesë të Komandantit Suprem të Forcave Aleate në Evropë (SACEUR) dhe Komandant i Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (EUCOM), Alexus G. Grynkeëich.

Gjatë takimit, Jashari shprehu vlerësimin e tij të lartë për lidershipin e gjeneralit Donahue në drejtimin e kësaj komande me rëndësi strategjike për Evropën, duke e falënderuar njëherësh për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe për kontributin e tij në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet forcave të të dyja vendeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.