Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Basketboll: Kosova U20 grumbullohet për herë të parë këtë vit

Gazeta10
19 March 2024 - 17:26

Kosova U20 në konkurrencën e meshkujve ka mbajtur grumbullimin e parë për këtë vit.

Në grumbullimin e parë kanë qenë të pranishëm të gjithë basketbollistët e ftuar që luajnë në Kosovë.

Grumbullimi është udhëhequr nga përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Dritëro Sefaja.

Dardanët U20 do të vazhdojnë sërish javën e ardhshme grumbullimet, që të jetë sa më e gatshme par garat evropiane, që i zhvillojnë gjatë verës.

Kosova U20 te meshkujt që garojnë në Divizionin B, do të jetë në Grupin C, së bashku me Suedinë, Hungarinë, Armeninë, Ukrainën dhe Moldavinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.