
Trajneri I Llapit, Tahir Batatina, ka reaguar pas humbjes kundër Ferizajit, ndeshje kjo që u zhvillua në kuadër të xhiros së gjashtë të Albi Mall Superligës së Kosovës, transmeton Gazeta10.
Batatina u ankua në referim, ku tha se goli që i’u anulua Llapit nuk kishte fare të bëjë me pozitë jashtë loje
“Nëse Genc Nuza nuk ka referu në finale, nuk duhet të jetë kundër Llapit. Nuk është Nuza i vetmi në futboll të Kosovës. Nëse gola e Llapit është ofsajd, une e lë futbollin. Po dojnë me na marrë në qaf, duhet të ndryshohet. E uroj Ferizajin për fitoren.” ka deklaruar Batatina pas ndeshjes.
Llapi sot pësoi humbjen e tretë rresht në Superligën e Kosovës këtë edicion dhe renditet në pozitën e parafundit në tabelë. /Gazeta10/