
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Tahir Batatina (KF Llapi), Xhengiz Rexhepi (KF Liria), Granit Begolli (KF Feronikeli ‘74) dhe Kastriot Rexha (ish-futbollist).
Gjatë diskutimit për Superligën e Kosovës, me theks të veçantë në ndeshjen Gjilani – Drita, trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur për situatën e klubit bardhekaltër.
“Unë mendoj se drejtuesit e klubit të Dritës kanë gabuar me zgjedhjen e trajnerit grek, Akis Vavalis. Ky trajner nuk e njeh ligën dhe nuk i njeh as lojtarët e tij.”, tha Batatina.
Tutje, trajneri llapjan foli edhe për skuadrën e Dritës dhe për trajnerin Vavalis.
“Drita ka cilësi, ka ekip të komponuar, mirëpo ky trajner nuk është i nivelit të lartë dhe ndonëse ka menduar se është lehtë të shpallesh kampion në Kosovë, ateherë e ka pasur shumë gabim.”, shtoi Tahir Batatina.