
Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë.
Të ftuar në studio janë: analisti jonë i përhershëm, Bekim Isufi, të cilit i bashkohen edhe Erdin Hashani, Besian Beha, Bekim Shotani dhe Fisnik Ademi. Në lidhje direkte është i ftuar Tahir Batatina.
Gjatë diskutimit në studio, foli edhe Tahir Batatina, trajner i KF Llapit.
“Jam i lumtur për të gjithë lojtarët e Superligës dhe jo vetëm për ata të Llapit, të gjithë bën paraqitje të jashtëzakonshme, më gëzon ky fakt që lojtarët e kampionatit tonë bën lojë të mirë.”
Ai tutje tha se lojtarët e Superligës është dashur që moti të ftohen te Kosova.
“Është dashur moti të ftohen, te Kosova po luajnë lojtarë që luajnë në liga të dyta e që nuk kanë minutash. Ndeshja ndaj Zvicrës na bëri për të kuptuar që t’i besojmë djemve të Superligës sonë.” – tha ai.
Batatina potencoi gabimet e Glihas në ndeshjen ndaj Zvicrës e bëri me dije se si është dashur të luajë Kosova.
“Ndeshja nuk ishte përgatitur në mënyrë profesionale, me pak guxim e me Kosovën që është dashur të jetë më sulmuese, ndoshta do të kishim bërë më mirë” – shtoi ai.
Batatina foli edhe për Elvir Gashijanin, lojtarin 17-vjeçar që po shkëlqen me Kosovën U19.
“Elviri ka pasur paraqitje të mira që nga koha e tij te 2 Korriku, ai tash ka ka 17 vjet dhe ka mjaft hapësirë të Llapi, aty ku me ekipin e parë ka bërë paraqitje mjaft të mira. Talentin ia ka dhënë Zoti, por zhvillim e tij si lojtarë do ta bëj unë, kështu duke e bërë gati për kombëtaren e Kosovës” – tha Batatina.
Trajneri i KF Llapit foli edhe për ofertat që po vijnë në drejtim të lojtarëve të tij.
“Kemi oferta të ndryshme nga klube të ndryshme për lojtarët tanë, por nuk do të ngutemi, kemi kohë të presim edhe pak” – përfundoi ai.