Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Batatina: Klubet nuk janë në gjendje aspak të mirë financiare, shkaku i moslicencimit të FFK-së

Gazeta10
16 April 2023 - 21:49

Në emisionin “Kampionët” gjatë ditës së diel, të ftuar në studio janë: Faruk Statovci, Avni Haxhiu, Muhamet Dragusha dhe Kastriot Rexha, gjersa në lidhje direkte i ftuar është edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Gjatë diskutimit për licencimin e Federatës së Futbollit të Kosovës, në lidhje direkte ka qenë i inkuadruar edhe trajneri i  Llapit, Tahir Batatina.

Batatina bëri me dije se vonesa e këtij procesi ishte i dëmshëm për klubin e tij dhe jo vetëm.

“Klubet nuk janë në gjendje aspak të mirë financiare, shkaku i moslicencimit të FFK-së. Vonesa në këtë proces ka shkaktuar dëm të madh te skuadrat e Kosovës, janë disa dëme që nuk mund të riparohen.”, tha Batatina.

Tutje, Batatina foli edhe për takimin e mbajtur gjatë të premtes së kaluar.

“Takimi i mbajtur në FFK me ministrin e MKRS-së ishte i domosdoshëm, mirëpo mendoj se mund të ishte mbajtur edhe më herët, duke i ikur disa pasojave që tashmë veçse kanë ndodhur.”, përfundoi trajneri Batatina.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.